Një 68 vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e sotme në aksin “Shkodër – Hani i Hotit”.
Automjeti me drejtues një shtetas slloven ka përplasur këmbësoren, 68 vjeçe e cila ka humbur jetën.
Shoferi, Klemen Jakic, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Viktima është identifikuar si Prende Lulja.
Njoftimi
Malësi e Madhe / Informacion paraprak
Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net