Abuzoi seksualisht me një grua me probleme të shëndetit mendor, prokuroria dërgon për gjykim autorin

Abuzoi seksualisht me një grua me probleme të shëndetit mendor, prokuroria dërgon për gjykim autorin

15:36, 10/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin M. Ç., i akuzuar për kryerje marrëdhëniesh seksuale me një person të pazotë për t’u mbrojtur. Hetimet zbuluan se viktima, me zhvillim intelektual të barasvlershëm me atë të një fëmije 6-vjeçar, ishte abuzuar seksualisht, ndërsa analizat e ADN-së konfirmuan lidhjen gjenetike mes të dyshuarit dhe fetusit të abortuar. Prokuroria thekson se mbetet e angazhuar për ndjekjen e shpejtë të rasteve që cenojnë të miturit dhe personat vulnerabël.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Kryente marrëdhënie seksuale me person të pazotë, duke përfituar nga gjendja mendore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq shtetasin M. Ç.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.CC. për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, e parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.714/2024 të realizuara nga ankimimi i të dëmtuarës, shtetases K.Ç., e cila pas kryerjes së një vizite mjekësore ishte informuar se ishte shtatëzanë prej dy muajsh rezultoi e provuar se, viktima, sipas aktit tëekspertimit psikiatriko-ligjor, prezantonte zhvillim intelektual të ulët, krahasuar me moshën mendore të një 6 vjeçari.

Në vijim, u krye ekspertimi i AND duke marrë mostra nga fetusi i abortuar i të dëmtuarës dhe nga krahasimi me profilin gjenetik nga mostrat e marra nga i dyshuari, shtetasi M.Ç., rezultoi se profili gjenetik i shtetasit M.Ç., paraqiste lidhje gjenetike babë-bijë me profilin gjenetik të fetusit të abortuar nga e dëmtuara.

Pas këtij konstatimi është ripyetur e dëmtuara, e cila ka pohuar faktin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M.Ç., për të cilin tregonte se ky person kishte abuzuar me të, duke kryer marrëdhënie në banesën e saj, pa dëshirën e saj. Ky fakt u konfirmua edhe nga deklarime të tjera, ku tregohej se e dëmtuara kishte treguar për këtë ngjarje.

Shtetasi M. Ç., duke përfituar nga gjendja ekonomike, mendore dhe familjare e tyre ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Në këto kushte u krye ndalimi i menjëhershëm i këtij shtetasi.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco