Zbardhet brenda rasti i djegies së qëllimshme të një automjeti në Tiranë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”, ku u dogj një automjet tip "Audi" në pronësi të shtetasit J. C., 44 vjeç, me vlerë rreth 100 mijë euro.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit “Price”, u identifikua dhe u arrestua shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e këtij krimi për motive të dobëta.
Gjatë operacionit u sekuestruan, me cilësinë e provës materiale, edhe veshjet që mbante autori në momentin e ngjarjes. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
© SYRI.net