Grupi me 5 drejtues/ SPAK i dokumentoi përmes ‘Sky’ 3 episode kokaine dhe hashashi

Grupi me 5 drejtues/ SPAK i dokumentoi përmes ‘Sky’ 3 episode kokaine dhe hashashi

13:35, 10/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy ton hashash e sekuestruar në Malin e Zi, 300 kg hashash i sekuestruar në Turqi dhe 500 kg kokainë të sekuestruar në Holandë.

Këto janë 3 episodet e trafikut të drogës që SPAK ka arritur të dokumentojë lidhur me aktivitetin kriminal të 14 personave të proceduar.

Sipas gazetarit Elton Qyno, SPAK përmes bisedave në aplikacionin "Sky", ka zbërthyer dhe rolet e personave të përfshirë, ku në rol drejtuesi të grupit që mbanin detyrën e organizimit, financimit dhe drejtimit të punëve, ishte Islam Shefa, Rexhep Rraja, Ervis Shuli dhe Agim Nina.

Më tej grupi përbëhej dhe nga persona të tjerë që kishin role dytësore si korrierë, paketues dhe pritës të lëndëve narkotike.

Kontaktet e kodeve të përdoruesve sky janë zbuluar gjatë hetimeve që lidhen me grupin kriminal ku bën pjesë dhe Ramazan Rraja,i arrestuar pak vite më parë nga SPAK.

Gjatë kontrolleve në banesat e fisit Rraja, mësohet të jenë sekuestruar rreth 430 mijë euro. Eurot, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe pritet që në ditët në vijim SPAK, të nisë një hetim financiar dhe pasuror ndaj personave të proceduar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco