Në prangat e policisë kanë rënë 6 pjestarë të grupit kriminal të familjes Rraja në Fushë Krujë, të cilët akuzohen për trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim.
Sipas burimeve për SYRI-n nga gazetari Elton Qyno, mësohet se janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 3 janë ekzekutuar në burg. Gjithashtu mësohet se përveç të arrestuarve 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni lidhet mbi të dhënat në SKY.
Në burg i është komonikuar masa e sigurisë shtetasve Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo.
Këta shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimt atë të ‘grupit të strukturuar kriminal’.
Të arrestuarit:
1-Marvin Bushati
2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
3-Sokol Qaja
4-Gazmir Rraja
5-Perparim Rraja
6-Rexhep Rraja

(Agim Nina)

(Marvin Bushati)
© SYRI.net