Gjatë mëngjesit të sotëm, forcat e policisë kanë goditur një prej grupeve kriminale në Fushë Krujë.
Sipas burimeve për SYRI-n, të arrestuar janë 6 persona nga fisi i njohur kriminal Rraja.
Mësohet se mes të arrestuarve është Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, Përparim Rraja dhe Gazmir Rraja.
Bashkë me tre persona të tjerë, këto shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimt atë të ‘grupit të strukturuar kriminal’.
Mësohet se akuzat ndaj tyre janë provuar në bazë të bisedave në aplikacioknin “Sky”, ku sipas burimeve nga SPAK janë provuar disa episode të trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Të arrestuarit:
1-Marvin Bushati
2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
3-Sokol Qaja
4-Gazmir Rraja
5-Perparim Rraja
6-Rexhep Rraja
Përparim dhe Rexhep Rraja, u proceduan nga prokuroria e Tiranës për “Plagosje të lehtë me dashje” pasi në muajin korrik 2023, dhunuar në një lokal barbarisht dy kushërinjtë, Bilbil Maja dhe Jashar Maja.
Njëherësh mësohet se Përparim Rraja ka qënë edhe më parë i dyshuar për trafik droge, ku emri i tij del tek dosja “Viluni”, së bashku me Bardhok Pllanaj dhe persona të tjerë.
© SYRI.net