Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për disa orë aksi Kakavijë–Janinë. Lejohen të kalojnë vetë automjetet me emergjenca shëndetësore

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për disa orë aksi Kakavijë–Janinë. Lejohen të kalojnë vetë automjetet me emergjenca shëndetësore

11:30, 08/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

LEXO EDHE: Fermerët në Greqi përshkallëzojnë protestat: Bllokada të autostradave, porteve dhe zyrave doganore

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco