Thyente xhamat e makinave dhe vidhte gjërat me vlerë, arrestohet autori në Tiranë

10:33, 07/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “The thief”, i ndërmarrë nga Komisariati i Policisë Nr. 2, pas një sërë denoncimesh për vjedhje materialesh dhe sendesh me vlerë nga automjete dhe një subjekt në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit Geraldo Zeneli, 34 vjeç, dhe Gëzim Cani, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas hetimeve paraprake, 34-vjeçari dyshohet se gjatë muajve korrik, tetor dhe nëntor ka kryer vjedhje në pesë automjete dhe një subjekt, duke thyer xhamat dhe duke marrë materiale të ndryshme me vlerë. Më pas, ai ua shiste sendet e vjedhura 48-vjeçarit.

Po ashtu, rezulton se në datat 20 dhe 29 nëntor 2025, i njëjti shtetas ka vjedhur dy biçikleta në zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 48-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar disa prej materialeve të vjedhura.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të zbuluar raste të tjera të mundshme vjedhjesh që mund të jenë kryer nga 34-vjeçari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco