Parakalimi - Zbardhet plagosja në Berat, Toska shkoi të sqarohej me shoferin e makinës tjetër, por…

Parakalimi - Zbardhet plagosja në Berat, Toska shkoi të sqarohej me shoferin e makinës tjetër, por…

10:21, 07/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një plagosje me armë është regjistruar në Berat pak pas mesnatës së sotme.

Nërkohë që janë zbuluar detaje të reja në lidhje me plagosjen ku i lënduar mbeti 37-vjeçari Fabjel Toska (Xhindi).

Mësohet se 37-vjeçari po udhëtonte me një shok në makinë, kur është parakaluar nga një automjet, të cilit i kanë bërë shenjë me drita të ndalonte.

Toska zbret nga automjeti dhe shkon në xhamin e shoferit të automjetit që i parakaloi, moment ky kur edhe është plagosur prej tij me një plumb në bark.

Njoftimi:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco