Mëngjesin e sotëm humbur jetën shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e gruas me foshnjën në bark. Mësohet se Çeliku ka ndërruar jetë në reanimacionin Qendror të QSUT, ku edhe ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ngjarja
Në dhjetor të vitit 2012 Shpëtim Çeliku masakroi me sqepar gruan shtatzënë në muajin e gjashtë e më pas fjeti me trupin e saj të pajetë për dy net. Ngjarja që përngjason me skenarët horrorë, ndodhi në Orikum mbrëmjen e një të premteje. 35-vjeçari Shpëtim Çeliku fshehu krimin e rëndë brenda familjes për dy net dhe bashkë me fëmijët, 3 dhe 7 vjeçe, fjeti me kufomën në të njëjtin krevat. Ai i kërcënoi të miturat se do t’i rrihte nëse do të guxonin të dilnin jashtë, duke i mbajtur të mbyllura bashkë me kufomën. Krimi u zbulua vetëm pasi fqinja që pinte kafen gati çdo ditë me viktimën Manushaqe Çeliku, 34 vjeçe, nisi të dyshonte. Ajo shihte vetëm kryefamiljarin të dilte dhe të futej në banesë në mënyrë të çuditshme, çka ngjalli dyshime se një gjë e rëndë kishte ndodhur. Përgjigjet e shkurtra të fqinjit teksa e pyeste se ku ndodhej e shoqja, kanë bërë që Flora Muka të sinjalizonte policinë. Forca të Policisë mbërritën në vend dhe shkallmuan derën e shtëpisë, pasi ajo ishte e kyçur nga jashtë. Ata mbetën të shtangur kur në krevat gjetën gruan e masakruar dhe të përgjakur, ndërsa dy vajzat e mitura qanin dhe dridheshin së ftohti te koka e saj. Pas verifikimit rezultoi se viktima ishte shtetasja Manushaqe Çeliku, 34 vjeçe. Trupi i saj
LEXO EDHE: I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e gruas shtatzënë, ndërron jetë i burgosuri Shpëtim Çeliku
Sqepari me të cilin u krye vrasja u dërgua për të kryer ekspertizën përkatëse, ndërsa u shpall në kërkim i zoti i shtëpisë, Shpëtim Çeliku. Ekspertët mjekoligjorë konstatuan se vrasja e 34-vjeçares ishte kryer me sqepar dy ditë para se të gjendej trupi. Ajo ishte goditur disa herë në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa kishte shenja djegie (prushi i zjarrit në banesë), sidomos në të ndenjurat dhe në kurriz. Mjekët ligjorë konstatuan asokohe se viktima kishte qenë 6-muajshe shtatzënë dhe se fëmija kishte vdekur në barkun e saj. Sipas ekspertëve të Policisë Kriminale dhe të asaj mjeko-ligjore, vrasja ishte bërë dy ditë më parë nga bashkëshorti i viktimës. Trupi i 34-vjeçares kishte disa goditje të forta në kokë, si dhe thyerje të krahut të djathtë. Pas hetimeve të kryera, policia arriti të ndalonte të dyshuarin, Shpëtim Çeliku, në lagjen ku ai banonte. Ai fillimisht ngriti alibi se nuk e dinte çfarë kishte ndodhur në banesën e tij, pasi kishte qenë në Sarandë prej tri ditësh dhe se po kthehej prej andej. Por më pas, provat e siguruara dhe dëshmia e vajzës së tij 7 vjeçe ka bërë që ai të dorëzohet dhe të pranojë krimin e rëndë.
Ai u kishte treguar edhe dy vajzave për çka kishte ndodhur, ndërsa i kishte kërcënuar të mos dilnin jashtë duke i lënë ato me kufomën e nënës së tyre. Sipas të dhënave dhe dëshmive, burri bashkë me të miturat kishin fjetur për dy net me viktimën. Sipas Policisë, vrasja ndodhi për motive xhelozie. Familja Çeliku kishte mbijetuar duke mbledhur kanoçe e hekurishte, me paratë e të cilave siguronin bukën e gojës. Viktima ishte nga fshati Pishkash, ndërsa i shoqi nga Shqiponjë e Librazhdit. Ai kishte qenë i dhunshëm ndaj gruas dhe fëmijëve.
Të miturat
Atë të dielë, kur edhe u zbulua krimi brenda familjes, gjendja psikologjike e dy vajzave A.C., 3 vjeçe dhe Xh.C., 7 vjeçe, ka qenë mjaft e rëndë. Të miturat, asokohe janë strehuar në shtëpinë e foshnjës në Vlorë. Sipas punonjëseve, vajzat janë sjellë në institucion mbrëmjen e së dielës dhe ishin mjaft të traumatizuara. Gjatë gjithë ditës së diel, thuajse i gjithë stafi është përqendruar te të miturat, derisa kanë nisur të luajnë me fëmijët e tjerë dhe të shkëputen disi nga tmerri që përjetuan.
© SYRI.net