Një ngjarje e rëndë dhune në familje është regjistruar në lagjen nr. 17 të Durrësit, ku një 76-vjeçar, me iniciale A. R., është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vriste bashkëshorten e tij.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë një konflikti për motive të dobëta brenda banesës, ai ka goditur 70-vjeçaren F. D. me një shkop druri, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë. Viktima u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Tentoi të vriste bashkëshorten duke e plagosur rëndë me një send të fortë, vihet në pranga menjëherë nga Policia 76-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit për një rast dhune në familje në lagjen nr. 17, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës me pasoja të rënda për jetën.
Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 76 vjeç, autorin e dyshuar të ngjarjes.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën.
Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net