Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

SYRI TV/ Babai i 15-vjecarit të vrarë thyen heshtjen: Djali im nuk ka lidhje me ngjarjen! Lule në bankën ku ulej Erjoni

16:20, 05/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Adem Boba, babai i 15-vjeçarit të vrarë në Durrës, ka folur dhe ka kërkuar drejtësi për djalin e tij. Ai rrëfen se i biri nuk ka pasur lidhje me sherrin, pasi ishte nisur në punë, teksa i kërkoi edhe gruas që ka parë ngjarjen të dëshmojë. Ndërkohë, në lidhje me autorin, babai i të miturit thekson se do ta kishte falur nëse i biri do të kishte shpëtuar, por tani kërkon drejtësi dhe thotë se do t’ia lërë kohës dhe funksionimit të ligjit.

Nga SYRI TV

Babai i 15-vjeçarit të vrarë në Durrës ka thyer heshtjen dhe ka kërkuar drejtësi për djalin e tij që u qëllua për vdekje nga bashkëmoshatari. Adem Boba u shpreh se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt më herët dhe madje nuk kishte lidhje as me ngjarjen, pasi ai ishte nisur për në punë. Ai thotë se i biri vetëm i kishte shoqëruar shokët e tij, pasi ata i kishin kërkuar t’i dërgonte me makinë që të sqaroheshin me disa persona të tjerë.

Babai i të miturit rrëfen se, nëse djali i tij, i cili qëndroi për 10 ditë në spital, do të kishte shpëtuar, ai do të kishte falur autorin. Por tani që 15-vjeçari ndërroi jetë, ai kërkon drejtësi dhe pret që të funksionojë ligji, duke theksuar se do t’ia lërë kohës.

Ndërsa fqinjët e familjes Boba në Durrës, ku jetonin me qira, shprehen të tronditur për ngjarjen dhe tregojnë 15-vjeçarin Erjon Boba si një djalë të qetë dhe jo konfliktual.

Konflikti mes Erjonit dhe 14-vjeçarit me inicialet M.K. nisi pas komenteve dhe ofendimeve në rrjetet sociale, të cilat vijuan edhe në shkollë. Dy adoleshentët u takuan për t’u sqaruar, por përplasja degradoi në përdorimin e thikës, ku 14-vjeçari e goditi disa herë Erjonin në gjoks. Ndërkohë, këtë të premte, shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre, Erjon Boba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco