Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Meta kërkon të njihet me fashikullin e hetimit, GJKKO shtyn seancën dhe pranon kërkesën e kreut të PL

15:31, 05/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë u zhvillua seanca e radhës për çështjen e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Raportohet se gjatë seancës Meta ka kërkuar të njihet me fashikullin e hetimit ndaj tij.

“Jeni të lutur të më vendosni në dispozicion materialet”, mësohet të jetë shprehur ish-Presidenti i Republikës në seancë. 

Mësohet se gjykata ka urdhëruar SPAK-un që t’i dërgojë Metës fashikujt e dosjes brenda kësaj jave.

GJKKO gjithashtu ka marrë vendimin për shtyrjen e shqyrtimit për në datën 22 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco