Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Agon i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan me akuzën “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Po ashtu në burg pa afat është lënë edhe roja e karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit.
Gjatë seancës me dyer të mbyllura e cila zgjati më shumë se dy orë, palët u njohën me aktet dhe me dëshmitë e dhëna nga personat e marrë në pyetje.
Gazetari i Syri tv në Elbasan mëson se, familjaret e Xhino Agos por dhe të viktimes Edmond Mehalla mohojnë përfshirjen e Agos ne atentat.
Nga ana tjetër mbrojtja e Kujtim Pishës ka kërkuar vlerësim të paligjshëm të arrestit dhe mos vendosje mase sigurie, kërkesë që nuk është marrë në konsideratë nga gjyqtari Elis Dine.
Sipas avokatit mbrojtës klienti i tij ka qenë duke konsumuar darkën në momentin që ka ndodhur krimi gjë që vërtetohet nga mungesa e tij në pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë.
Pritet që këtë fundjavë para gjykatës për masë sigurie të dalë edhe Nevzat Spaho gjithashtu i arrestuar në Prrenjas si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar.
Policia ndërkohë vijojnë punën për ndalimin e dy personave të tjerë të shpallur ne kërkim.
© SYRI.net