Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaccëm për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaccaj, të dyshuar për vrasjen e ish policit Santiago Malko.
Vendimi u dha në dhomë këshillimi nga treshja penale Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Medi Bici.
Ilir Selmani u dënua në 16 nëntor të vitit 2023 me vendim të formës së prerë me 28 vite burg, ndërsa vendimi i shkallës së parë për Elvis Gaçaj u prish në atë kohë nga Apeli i Posaçëm, i cili vendosi të rikthente edhe njëherë çështjen për rigjykim në GJKKO.
Për vrasjen e Santiago Malkos po gjykohet edhe Leonard Duka, i cili është në fazën përfundimtare të mbrojtjes.
Ndërkohë, një ditë me parë Apeli rikonfirmoi edhe njëherë dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, një tjetër përson i përfshirë në vrasjen e ish policit, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.
© SYRI.net