Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Java e parë e dhjetorit mbyllet me 3 kryebashkiakë të majtë në gjyqe

10:07, 05/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Erion Veliaj i Tiranës, Kristjan Shkreli i Vaut të Dejës dhe Majlinda Bufi e Roskovecit janë tre kryebashkiakët socialistë që vihen përballë bankës së akuzës këtë të premte në GJKKO, raporton gazetari i Syri Tv Fatjon Gjinaj.

Shkreli dhe Bufi janë marrë të pandehur nga SPAK dhe për zyrtarët e lartë vendor çështja ka kaluar në seancë paraprake. Ndërsa për Veliajn prej javësh çështja ka ngecur pikërisht në këtë fazë, ku dosja ende nuk ka kaluar për gjykim.

Shkeli akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Bufi ,për përdorim të funkisionit publik për veprimtari politike’, indicie që SPAK i mori nga emisioni investigativ “Piranjat” në Syri Televizion.

Shkreli dhe Bufi janë kryebashkiakët e radhës, në listën e gjatë të zyrtarëve të lartë vendorë që po përballen me drejtësinë. Teksa Bufi e Shkreli pritet të marrin pjesë vetë në gjyq, Veliaj sipas informacioneve të deritanishme, do të përfaqësohet nga avokatët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco