Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Dy të arrestuar në Tiranë, i gjejnë armë, municione e drogë

Dy të arrestuar në Tiranë, i gjejnë armë, municione e drogë

09:23, 05/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi iu sekuestruan armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike. 

Të arrestuarit janë I. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe  B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Operacioni u kodua ‘Hunter’

Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën  dhe sekuestruan ⁠1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi I. D. dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi B. Xh. 

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. D., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco