Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Kalon për gjykim apo rikthehet në SPAK? Sot seanca për dosjen Meta

Kalon për gjykim apo rikthehet në SPAK? Sot seanca për dosjen Meta

08:40, 05/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këtë të premte, më 5 dhjetor, do të zhvillohet seanca e radhës për kreun e PL-së dhe ish-presidentin Ilir Meta, ku pritet të vendoset nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim, apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.

Seanca e kaluar e datës 27 nëntor, ku i pranishëm ishte vetë kreu i Partisë së Lirisë, u shty pasi avokati kërkoi kohë për t’u njohur me një pjesë të akteve, me pretendimin se i ishte vënë në dispozicion vetëm kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq.

SPAK mbylli hetimet për dosjen Meta më 28 korrik, ndërsa e kaloi për gjykim në fund të gushtit, duke përfshirë tre hetime në një; çështjen CEZ–DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie ndërsa Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, akuzohet për pastrim parash.

Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën “detyrim paraqitje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco