Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

EMRAT/ Bombula e gazit shpërthen në një piceri, pranë ish-Parkut të Autobuzëve në Tiranë, dy të lënduar

11:28, 04/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme rreth orës 11:20 në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë raportohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një piceri jofunksionale te ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Bëhet me dije se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy persona, shtetasi Besmir Dyrmishi 40-vjeç njëkohësisht pronar i lokalit dhe 28-vjeçari Klejdi Bajrami punonjës i tij. Nga pamjet e siguruara për Syri Tv duket qartë që shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco