Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

36 vjeçari nga Fushë Kruja  hyri në Rinas me 240 mijë euro të padeklaruara

36 vjeçari nga Fushë Kruja hyri në Rinas me 240 mijë euro të padeklaruara

11:07, 04/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 36 vjeçar tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë me 240 000 euro të padeklaruara nga Rinasi. 

Shuma e madhe e parave iu gjet një të riu nga Fushë Kruja.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco