Prokuroria e Posaçme ka avancuar veprimet hetimore për një nga procedimet ndaj AKSH-it dhe dy javët e fundit janë thirrur për të dëshnuar mbi 20 persona mes të cilëve edhe drejtues.
SPAK po heton disa procedura prokurimi të dyshuara në shkelje ligjore teksa hetimet po kryhen nga prokurori Bledar Maksuti.
Gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj, shkruan se, në kuadër të hetimeve është marrë më herët në pyetje edhe drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe bisnesmeni Ermal Beqiraj.
Gjatë muajve të fundut janë kryer kontrolle dhe sekuestruar dokumenta e sende me vlerë në dhjetra zyra, banesa përfshirë edhe biznese
Syri Tv është interesuar për të marrë informacione në rrugë zyrtare pranë SPAK, por deri tani nuk ka një reagim mbi këtë dosje, ndërsa AKSH-i ka qenë një nga institucionet me denoncimet dhe kallëzimet më të shumta penale që ndodhen në Prokurorinë e Posaçme, ku për të paktën 3 prej tyre është regjistruar procedimi penal.
© SYRI.net