Zbulohet identiteti i një prej personave të armatosur që fshihen në banesën e rrethuar prej mëngjesit të ditës së sotme nga policia në Fushë Arrëz. Mësohet se një nga personat e rrethuar, është 24-vjeçari Julian Cumraku, i cili kërcënon se do qëllojë me armë.
Brenda banesës së pabanuar në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, fshihen dy persona të armatosur.
Fillimisht banesa u rrethua nga policia e Pukës por më pas u kërkua mbështetja e forcave speciale RENEA.
Burimet bëjnë me dije se shtëpia është në pronësi të Mehill Jakut ndërsa njëri prej tyre është identifikuar si Julian Cumraku 24 vjeç, nipi i tij.
Kontrolli po kryhet me kujdes të shtuar për shkak të situatës së mundshme të rrezikshme.
Banesa ndodhet pranë shkollës së Oroshit. Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet nga vendngjarja mbeten të kufizuara.
© SYRI.net