Korçë: Tre persona procedohen penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit

Korçë: Tre persona procedohen penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit

12:52, 10/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tre shtetas janë vënë nën hetim në Korçë, pasi dyshohet se kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Sipas policisë, ndaj tyre një 21-vjeçare nga Pogradeci, një 41-vjeçar nga Shkodra dhe një 52-vjeçar nga Maliqi ka nisur procedimi penal për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. L., 21 vjeçe, banuese në Pogradec, A. B., 41 vjeç, banues në Shkodër dhe S. J., 52 vjeç, banues në Maliq, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco