Një konflikt i ndodhur në Peqin ka përfunduar me plagosjen e një 36-vjeçari.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një zënke për motive të dobëta, ku gjatë debatit, një prej autorëve dyshohet se ka goditur me thikë të dëmtuarin.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të dyshuarit, 43 dhe 24 vjeç, janë shpallur në kërkim.
Policia po punon për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit F. B., 43 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin A. T., 36 vjeç, dhe gjatë konfliktit, shtetasi K. B. e ka dëmtuar 36-vjeçarin, me mjet prerës (thikë). I dëmtuari po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e shtetasve F. B. dhe K. B..
© SYRI.net