VIDEO-EMRI/ Identifikohet i vrari në Gjormë të Vlorës

21:13, 01/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në fshatin Gjormë të Vlorës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktima është identifikuar si Dajlan Gjolek Alliaj, me orgjinë nga Gjormi i Vlorës, por që jetonte në fshatin Levan të Fierit.

Ndërkohë policia ka dhënë detajet e para zyrtare nga ngjarja e rëndë.

 

Vlorë/ Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco