Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Pesë goditje thike dhe 1 levë kokës, si djali vrau babain në Durrës. Kishte 1 muaj që erdhi nga Franca

Pesë goditje thike dhe 1 levë kokës, si djali vrau babain në Durrës. Kishte 1 muaj që erdhi nga Franca

11:42, 29/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno/

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e rëndë në Durrës, ku djali 25-vjeçar Marjan Kodheli vrau me thikë babain e tij, Pjetër Kodhelin.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se autori i krimit është arrestuar teksa ecte në këmbë në zonën e Plazhit, dhe pasi është marrë në pyetje nga oficerët e policisë nuk ka shfaqur asnjë pendesë për vrasjen e babait të tij.

Siç ka dëshmuar në polici Marjan Kodheli ka jetuar për 6 vite në një qytet të Francës.

25-vjeçari kishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer në Shqipëri, ku jetonte me familjen e tij.

Një javë para vrasjes së babait, Kodhelit, i kishte vdekur gjyshja (nëna e babait), dhe në shtëpi kishin pritur njerëz për ngushëllime.

Ndërkohë ditën e djeshme babë e bir, ishin së bashku dhe të vetëm në ambientet e shtëpisë.

Autori i krimit Marjan Kodheli, ka treguar se për një moment dhe pa arsye babai i tij e ka kapur për fyti, duke i thënë pse u ktheve nga Franca.

Por ai është shkëputur prej duarve të tij dhe është larguar duke marrë një thikë buke.

Me të e ka qëlluar 5 herë në trup babain e tij, duke e lënë të përgjakur në shtëpi.

Pas këtyre veprimeve, ka rezultuar se Marjan Kodheli, ka dalë jashtë shtëpisë dhe ka marrë një levë, me të cilën e ka goditur në kokë babain e tij dhe më pas është larguar duke dalë në qytet.

Policia ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë në zonën e plazhit në Durrës, ku gjatë marrjes në pyetje 25-vjeçari ka treguar të plotë dinamikën e ngjarjes duke mos ndjerë asnjë pendesë për vrasjen e babait të tij.

Pritet që ditën e nesërme Marjan Kodheli, të dalë para gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë "arrest në burg".

Ndërsa sipas kodit penal ai rrezikon një dënim nga 35 vite deri në burgim të përjetshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco