Përmbytjet në Shkodër, banori: U shkatërruam, është thyer diga! Nuk vjen askush

12:26, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një banor i qytetit të Shkodrës ka shprehur për mediat shqetësimin e tij për problemet e shkaktuara nga reshjet intensive që kanë përfshirë vendin gjatë dy ditëve të fundit.

Sipas tij, shqetësimi kryesor është thyerja e digës, e cila ka shkaktuar përmbytjen më të madhe.

Të gjitha këto prurje, që vijnë me mijëra metra kub ujë, na kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, si në bujqësi ashtu edhe në blegtori. Na kanë shkatërruar totalisht. Nuk është hera e parë, çdo vit përsëritet kjo situatë. Problemi ynë kryesor është thyerja e digës, e cila është keq ndërtuar kur u bë për herë të parë dhe kjo solli dëmin më të madh,” u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se askush nuk vjen për të parë dëmet dhe se ndihmat financiare u shkojnë banorëve të tjerë, të cilët nuk kanë pësuar përmbytje serioze.

Ne kemi mbaruar, kemi punuar kot. Nuk vjen askush të na vizitojë apo të na pyesë. Kam prova konkrete, shtëpia ime, e cila është përtej, ka oborrin plot me ujë. Kam video që tregojnë dëmet, pulat, sendet në shtëpi, pompa uji, lavatriçet gjithçka është shkatërruar. Për dëmet e fidanëve që mora në Vlorë, kam çertifikata, por shteti nuk më ka dhënë asnjë ndihmë. Të vijnë të shikojnë, të verifikojnë, por askush nuk vjen. Shkojnë aty ku nuk ka dëme, ndërsa këtu ku ka përmbytje serioze, nuk shkojnë. Lekët i kanë marrë të tjerët,” shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco