Greva e doganierëve grekë mbyll përdisa orë Kakavijën e Qafë Botën më 27 tetor

Greva e doganierëve grekë mbyll përdisa orë Kakavijën e Qafë Botën më 27 tetor

17:32, 25/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Më 27 tetor 2025, nga ora 06:00 deri në 10:00, në Pikën Kufitare Kakavijë dhe Qafë Botë, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve për shkak të një greve të doganierëve grekë.

Gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm kalimet e këmbësorëve pa bagazhe dhe automjetet me emergjenca shëndetësore, informon sot policia e Gjirokastrës.

Policia Kufitare Kakavijë u kërkon qytetarëve mirëkuptim dhe i këshillon të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco