Kërkesa e Ilir Metës për lirim nga qelia, seanca e radhës në GJKKO me 28 tetor

Kërkesa e Ilir Metës për lirim nga qelia, seanca e radhës në GJKKO me 28 tetor

12:30, 23/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është shtyrë Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për lirimin nga qelia e cila pritej të mbahej so në Apelin e GJKKO-së.

Edhe seanca e kaluar u shty me kërkesë të avokatit të tij, Kujtim Cakrani me pretendimin se në fletën e njoftimit për thirrjen në seancë nuk ishte bërë me dije emri i gjyqtares që do të shqyrtonte çështjen.

Ndërsa sot është shtyrë për shkak të bojkotit të gjyqeve nga avokatët.

Seanca e radhës është caktuar 28 tetori në ora 9.

Gjyqtarja Irena Gjoka e konsideroi mungesën e avokatëve për shkaqe të paligjshme dhe pezulloi afatet e paraburgimit për Metën.

Pra sipas interpretimit të avokatëve, Gjoka e konsideron bojkotin të paligjshëm ndonëse vijon prej 4 ditësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco