Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Igumenicë – Sekuestrohen mbi 10 kg marijuanë, arrestohet shoferi i automjetit

Igumenicë – Sekuestrohen mbi 10 kg marijuanë, arrestohet shoferi i automjetit

14:03, 17/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia greke ka ndaluar një operacion të madh kundër drogës në qytetin e Igumenicës, ku është sekuestruar mbi 10 kilogramë marijuanë dhe është arrestuar drejtuesi i automjetit.

Operacioni u zhvillua në rrugën “Egnatia”, nga policia kufitare e Filatit në bashkëpunim me anti-drogën e Igumenicës. Sipas autoriteteve, informacionet e siguruara në rrugë operative çuan në kontrollin e një automjeti që po lëvizte në zonë, ku për ndihmë u përdor edhe qeni nuhatës “Lousy”.

Gjatë kontrollit, në bagazhin e mjetit u gjet një çantë sportive që përmbante 10 pako me një total prej 10 kilogramë e 604 gramë marijuanë. Në pranga ra drejtuesi i automjetit, një shtetas grek, ndërsa policia i sekuestruar gjithashtu dy telefona celularë dhe 300 euro.

Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e trafikut dhe destinacionin e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco