Një telefonatë e mbërritur në sallën operative të policisë ka sinjalizuar se një person dyshohet të ketë qëlluar veten me armë zjarri në poligonin pranë stadiumit “Air Albania”.
Burimet për Syrin thonë se autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa detajet mbeten ende të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
© SYRI.net