Nga Alba Kepi
Disa orë pas atentatit mafioz ndaj gazetarit investigativ Sigfrido Ranucci, figura të njohura dhe gazetarë janë mbledhur për një protestë solidarizuese përpara shtëpisë së tij.
Gazetarja e Syri TV, Alba Kepi, ka sjellë pamjet ekskluzive nga ngjarja, duke treguar qytetarë dhe personalitete të botës së medias që shprehin mbështetjen dhe solidaritetin ndaj Ranuccit, i cili ra pre e një sulmi të rëndë gjatë natës.
Ndër figurat e rëndësishme ishte edhe ish kryeministri italian Giuseppe Conte i cili mbajti gjithashtu edhe nje deklaratë për mediat.
Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 22:00 në Campo Ascolano, në jug të Romës, ku një mjet shpërthyes ishte vendosur nën makinën e gazetarit. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, ndërsa 20 minuta para shpërthimit pranë makinës kishte parkuar vajza e Ranuccit. Bomba, e përgatitur në mënyrë artizanale, ishte mjaft e fuqishme dhe mund të kishte shkaktuar viktima.
Pas ngjarjes, Ranucci kaloi natën dhe mëngjesin pranë departamentit italian të antimafias, ndërsa mbështetja e shoqërisë civile dhe mediave u shpreh përmes kësaj proteste, duke kërkuar drejtësi dhe siguri për gazetarin investigativ.
© SYRI.net