Një 38-vjeçar në Lezhë u ndalua disa minuta pas vjedhjes së një automjeti në lagjen “Nënë Tereza”. Automjeti i vjedhur dhe një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas u sekuestruan në momentin e ndalimit.
Ndaj shtetasit janë nisur procedurat për hetime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për të verifikuar nëse ai është i përfshirë në raste të tjera vjedhjeje.
Njoftimi:
Lezhë
Vodhi një automjet, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u identifikua dhe u kap disa minuta pas ngjarjes, 38-vjeçari.
U sekuestruan automjeti i vjedhur dhe një celular i dyshuar si i vjedhur në Rinas.
Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, ishte vjedhur një automjet, shërbimet e forcës “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, organizuan punën për kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, pak minuta pas ngjarjes, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar, shtetasi L. L., 38 vjeç, banues në Lezhë.
Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjet një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme
© SYRI.net