Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:14, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot, më 16 tetor 2025, në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Bishan.

Në xhepin e emergjencës është gjetur i ndaluar një automjet i markës Volkswagen, me targa AB 276 DC, brenda të cilit ndodhej një shtetas i shtrirë në sediljet e përparme.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Viktima është identifikuar si R.P, banues në fshatin Starovë, Berat.

Shtetasi R. P., 36 vjeç është  banues në Berat dhe vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
 
Trupi i pajetë është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës mjeko–ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco