Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Të shtëna me armë tek mbikalimi i Rinasit, plagoset një person

Të shtëna me armë tek mbikalimi i Rinasit, plagoset një person

14:38, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë tek mbikalimi i Rinasit, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka mbetur i plagosur në këmbë.

Gazetari i Syri TV, Klajdi Bodlli, raporton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes disa personave.

Vorë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco