Është vetëdorëzuar në Policinë e Gjirokastrës, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës.
Sipas gazetares së SYRI TV, i dyshuari, Kamber Sulçaj momentin e dorëzimit mbante edhe armën me të cilën kreu krimin.
Ai është futur në drejtorinë e Policisë, ndërsa po jep deklarimet për ngjarjen.
© SYRI.net