Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

‘Kam marrë pjesë në 5 vrasje’/ Erjon Alibej rrëfen në gjykatë krimet e rënda të grupit

‘Kam marrë pjesë në 5 vrasje’/ Erjon Alibej rrëfen në gjykatë krimet e rënda të grupit

11:40, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në gjykatën e Posaçme vijojnë të jepen dëshmitë e të pandehurve të dosjes ‘Plumbi i Artë’. Seancën e sotme, Erjon Alibej pranoi përfshirjen direkte në një sërë vrasjesh mafioze që kanë tronditur vendin vitet e fundit.

Në dëshminë e tij, Alibej deklaroi: Jam financues në vrasjen e Dorjan Shkozës. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhia, të Emiljano Ramazit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës.

Ai shtoi se motivi kryesor për atentatin ndaj Shkozës ishte hakmarrja për vrasjen e familjarëve të tij, ku sipas tij, Shkoza ishte përfshirë, informacion që ia kishte dhënë Nuredin Dumani, një tjetër emër kyç në këtë dosje.

Erjon Alibej: Jam financues në vrasjen e Dorjan Shkozës. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhia. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Emiljano Ramazit dhe Regis Runajt. Dhe në vrasjen e Bujar Çelës. Kam qenë i dënuar më parë për trafik droge, në 2010-2011. Për këtë çështje jam arrestuar dhe kam dal nga burgu në 2013. Kemi qenë një grup i dënuar për këtë çështje, mes tyre dhe vëllai im i ndjerë. Vrasjen e Dorjan Shkozës e kërkova sepse me çdo kusht doja Talo Çelën. Nga komunikimi që unë kisha me Nuredninin, unë disa persona nuk i njihja që ishin pjesëtarë në vrasjen e familjarëve të mi. E mësova nga Nuredin Dumani që Dorjan Shkoza ka marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi. Nuredin Dumani me dukej i besuar sepse më korespondonin të dhënat. Nuredini Dumani nuk më tregoi ndonjë dokument për Dorjan Shkozën, por thëniet e tij më bindën. Lidheshin rrethanat, sepse Nuredini më tha kane qenë dy makina. Ndaj familjarëve të mi është qëlluar me dy automjete. Për vrasjen e Anxhelo Avdia e mora vesh përmes televizorit mos gaboj. Nuk kisha dëgjuar më parë për Anxhelo Avdinë. Nuredini më tha që ai ishte pjesë e grupit kundërshtuar, i Talo Çelës. Enchro Chatin e kam përdorur që kur është hedhur në treg. Rreth vitit 2016-2017 e kam nisur përdorimin./Raportoi: Fatjon Gjinaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco