Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Makina humb kontrollin dhe përplaset me murin anësor të rrugës, humb jetën pasagjeri

11:31, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Krujë.

Policia thotë se aksidentin ndodhi në orën 5 të mëngjesit, ku shtetasi N. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës.

“Rreth orës 05:00, në Fushë-Krujë, shtetasi N. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A. L., 44 vjeç. Po kryhen veprimet proceduriale me 58-vjeçarin dhe punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, sqaron policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco