Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Portieri i ‘Tërbunit’ arrestohet pas ndeshjes në Kukës-Dhunoi punonjësin e Policisë Bashkiake

Portieri i ‘Tërbunit’ arrestohet pas ndeshjes në Kukës-Dhunoi punonjësin e Policisë Bashkiake

11:07, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes ekipeve Kukësi dhe Tërbuni, e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës kanë arrestuar shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili është portieri i skuadrës “Tërbuni”, nën akuzën e dhunës ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake së Kukësit.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes, ku për motive të dobëta, i riu ka ushtruar dhunë fizike ndaj efektivit të Policisë Bashkiake.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco