Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

EMRAT/ Kapen burrë e grua në Devoll, do çonin kanabis në Greqi

EMRAT/ Kapen burrë e grua në Devoll, do çonin kanabis në Greqi

10:13, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Burrë e grua kanë rënë në prangat e policisë së Devollit nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Fazat” janë arrestuar shtetasit Fatos dhe Era Sala, të cilëve iu gjetën në banesë 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, afër banesës në vendin e quajtur "Lagjja e Fundosur".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco