Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

‘E joshën dhe më pas e rrëmbyen...’/ I kërkuan 20 mln lekë burrit për ta lënë të lirë, 4 persona në gjyq...

‘E joshën dhe më pas e rrëmbyen...’/ I kërkuan 20 mln lekë burrit për ta lënë të lirë, 4 persona në gjyq...

09:18, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një histori tronditëse rrëmbimi me qëllim përfitimi financiar. E ndodhur kjo pak kohë më parë në Tiranë, ndërsa rasti i hetuar nga Prokuroria e Tiranës, tashmë ka përfunduar në gjykatë, pasi  ka dërguar për gjykim katër persona të përfshirë në skemën kriminale, përfshirë një vajzë që shërbeu si ‘kurth’ për viktimën.

Sipas dosjes hetimore, ngjarja nisi kur një shtetas u rrëmbye në afërsi të një shkolle në Tiranë, ndërsa ishte në shoqërinë e një vajze. Ai u fut me forcë në një makinë, u dërgua në një banesë të braktisur, u kërcënua për jetën dhe u detyrua të kërkonte pagesën e 2 milionë lekëve për lirimin e tij.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Rrëmbyen një person me qëllim fitimin e pasurisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 4 persona përfshirë edhe vajzën që e futi në kurth

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq katër shtetasit Sulejman Sina, Idajet Mashollari, Kinton Sina, dhe Nikoleta Begolli. për veprën penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’ parashikuar nga neni 109/25 i Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr. 2978, të regjistruar më 30.04.2025, nisën pas kallëzimit të shtetases A.V., e cila denoncoi se vëllai i saj shtetasi E.V. ka marrë bashkëshorten në telefon ku i kërkonte të paguante sa më shpejt 2 milionë lekë pasi ishte në rrezik për jetën dhe vetëm kështu mund të kthehej në shtëpi.

Nga hetimet, rezultoi se shtetasit S.S., N. B., I. M. dhe K.S. planifikuan rrëmbimin e shtetasit E. A. dhe e kanë realizuar atë me qëllim fitimin e pasurisë. Hetimet provuan se ata në afërsi të shkollës pedagogjike Tiranë, në momentin që shtetasi E.V. ka qenë me shtetasen N.B., janë afruar një mjet tip Golf, me ngjyrë të zezë dhe me forcë e kanë ftuar atë në mjet ku i kanë vendosur edhe një kapuç në kokë, dhe e kanë çuar dhe në një vend tjetër, të largët.

Pasi e kanë futur në një banesë të vjetër, i kanë lidhur duart dhe i kanë kërkuar shumën prej 2 milionë lekë, me pretendimin se shtetasi E. A, kishte ngacmuar shtetasen N.B. (bashkëjetuesja e shtetasit S.S). Më pas tre të dyshuarit kanë komunikuar në telefon me bashkëshorten e të dëmtuarit/viktimës, shtetasen M. A., e cila iu dërgoi të dyshuarve shumën e parave.

Të katër këta persona e kërcënuan shtetasin E.A. duke i thënë se nëse pagesa nuk do të kryhej, atëherë ata do t’i dërgonin fotot e tij dhe të shtetases N. B., bashkëshortes së tij, për t’i shkatërruar familjen dhe më pas do ta vrisnin.

Në përfundim të hetimeve, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë rezultoi e provuar se shtetasit S.S., N.B., I.M. dhe K.S. kanë konsumuar veprën penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’ parashikuar nga neni 109/25 i Kodit Penal, e cila parashikon se;rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për të përgatitur krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi, për të ndihmuar fshehjen ose largimin e autorëve ose bashkëpunëtorëve në kryerjen e një krimi, për t’iu shmangur dënimit, për të detyruar realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco