Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

VIDEO/ Arrestohet kolumbiani - I 'shiste ëndrra' punësimi për 3000 euro vajzave, por i detyronte të prostituonin

08:55, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi kolumbian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Storm 9”, të zhvilluar katër ditë më parë për goditjen e trafikimit të femrave dhe shfrytëzimit të tyre për prostitucion.

I arrestuari është shtetasi D. G., 28 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Sipas hetimeve të kryera gjatë tre javëve të fundit me metoda proaktive, rezulton se ai rekrutonte shtetase kolumbiane, të cilave u premtonte punësim në Shqipëri kundrejt pagesës 3000 euro, por më pas i shfrytëzonte për qëllime prostitucioni.

Gjatë operacionit të zhvilluar në Durrës, në një apartament me qira në lagjen nr. 18, u kapën dy shtetase kolumbiane që ushtronin prostitucion dhe dyshohet se shpërndanin edhe lëndë narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e aktivitetit kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco