Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

SYRI TV/ Bankers nën ethet e hetimeve, naftëtarët nga protesta drejt grevës

21:58, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një kohë kur Bankers është nën ankthin e hetimeve nga Tatimet për abuzime financiare, rreth 200 naftëtarë që punojnë në këtë kompani naftënxjerrëse në Marinzë kanë protestuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke kërkuar kushte më të mira pune si dhe paga më të larta.

Ndërkohë, Dritan Shaho, Kryetar i Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve, njoftoi se protesta do të kalojë në grevë urie, pasi 10 punonjës kanë vendosur të ngujohen në zyrat e sindikatës. Sipas tyre, kërkesat për rritje page dhe kushte më të mira pune deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër.

Kërkesat e naftëtarëve janë: rritja e fondit të pagave me 18%, shpërndarja e shtesave për pagat e ulëta, kushte më të mira pune, trajtim me dinjitet në mënyrë që të mos ndihen të diskriminuar, si dhe trajtim ushqimor njësoj si naftëtarët e kompanisë shtetërore Albpetrol.

Nga dita e enjte dhe në vijim, numri i naftëtarëve që do të hyjnë në grevë urie pritet të rritet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco