Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

SPAK ‘blindon’ me dy masa sigurimi ‘arrest në burg’ Aldo Avdylin e Shijakut

SPAK ‘blindon’ me dy masa sigurimi ‘arrest në burg’ Aldo Avdylin e Shijakut

15:48, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno/

Dy masa sigurimi të nxjerra nga Gjykata e Posaçme janë konfirmuar sot për Aldo Avdylin e Shijakut. Gjatë ditës së sotme prokurori Vladimir Mara dhe Altin Dumani, kanë kërkuar para gjykatës vijimin e masave të sigurimit personat të personit Aldo Avdyli, i arrestuar nga RENEA, në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Tashmë Aldo Avdyli do vijë të qëndrojë në burg për rastin e masës së sigurisë lidhur me vrasjen e Edmir Bregut alias Malokut i mbetur I vrarë në Durrës nga 5 persona mes të cilëve dhe Enea Kume, vëllai i deputetit të PS në Durrës, Loer Kume.

Ndërsa masa tjetër që është lënë po sot në fuqi është ajo e lëshuar në 15 Maj 2024 gjatë operacionit “Revanshi”, ku Aldo Avdyli, akuzohet për Sigurim të kushteve për të kryer vrasjen e Durim Bamit në formën e grupit të strukturuar kriminal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco