Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

EMRAT/ Dhanë dëshmi të rreme në gjyq, arrestohen burrë e grua në Lezhë

EMRAT/ Dhanë dëshmi të rreme në gjyq, arrestohen burrë e grua në Lezhë

14:46, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një çift bashkëshortësh janë arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se dhanë dëshmi të rreme gjatë një seance gjyqësore të zhvilluar një ditë më parë, në lidhje me një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 1997, në fshatin Rrasfik të Mirditës.

Të arrestuarit janë Valbona Prenga, 53 vjeçe, dhe Agustin Prenga, 57 vjeç, banues në Lezhë. Ata dyshohet se kanë dhënë dëshmi në kundërshtim me ato të mëparshmet, duke cënuar procesin gjyqësor dhe duke ndikuar në drejtësinë e çështjes.

Ngjarja për të cilën u dëshmua lidhet me vrasjen e një gruaje dhe bashkëshortit të saj, kryer nga vëllai i viktimës, Gj. L., gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse ka pasur tentativa për të ndikuar në vendimmarrjen e gjykatës apo për të manipuluar provat e çështjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco