Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Zbulohet plantacioni me marijuanë pranë kufirit greko-shqiptar, sekuestrohen fidanët

Zbulohet plantacioni me marijuanë pranë kufirit greko-shqiptar, sekuestrohen fidanët

14:27, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia greke ka zbuluar një tjetër plantacion droge pranë kufirit greko-shqiptar.

Operacioni është zhvilluar nga oficerët e Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit të Janinës, këtë herë në një zonë pyjore të Parakalamos, në Komunën e Pogonit pranë kufirit greko-shqiptar.

Sipas informacioneve, plantacioni u gjet i fshehur me kujdes në bimësi, në kuadër të hetimeve operative të synuara nga policia greke në zona të konsideruara të përshtatshme për kultivimin e paligjshëm të bimëve narkotike.

120 fidanë marijuanë, me lartësi nga 10 deri në 50 centimetra, u shkulën dhe u sekuestruan nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po heton për identifikimin dhe arrestimin e autorëve .

Çështja i është caktuar Njësisë Kundër Drogës në Janinë, e cila po përdor të gjitha informacionet e disponueshme për të identifikuar personat që ishin përgjegjës për kujdesin dhe kultivimin e plantacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco