Qytetarë dhe perfaqesues te bizneseve kane protestuar kete te merkure para drejtorise se Policise Rrugore ne Tirane kunder aksionit te qeverise për sekuestrimin e monopatinave. Ata thane se aksioni i policise eshte i paligjshem pasi kane vepruar pa nje ligj, por vetem me urdhrin e Ministres se Brendshme te dhene ne rrjete sociale. Nderkohe bizneset qe merren me shitjen e monopatine shprehen se ky aksion po i falimenton. Ata thone se nuk eshte zgjidhje bllokimi por vendosja e nje rregullore per qarkullimin e tyre.
SYRI TV
Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar këtë të merkur përpara drejtorisë së Policisë Rrugore. Ata kanë kundërshtuar vendimin e ministres së brendëshme, Albana Kociu për ndalimin e qarkullimit të përdorimit të monopatinave si dhe aksionin e policisë për sekuestrimin e tyre. Qyetarët shprehen se veprimet e policisë për bllokimin e monopatinave janë të paligjshme, ndërsa thekojnë se nuk mund të njoftohet një vendim i tillë përmes rrjeteve sociale.
Të pranishëm në protestë ishin edhe disa përfaqësues biznesi, të cilët merren me riparimin dhe shitjen e këtyre mjeteve. Këta të fundit deklaruan se një vendim i tillë, i con ata falimentimit
Një përfaqësi e protestuesve u paraqitën në komisariat me dokumentacionin përkatës për të tërhequr një monopatinë të sekuestruar, ndërsa vunë re se edhe vet punonjësit e policisë shkonin me monopatin në punë
Pas paraqitjes në komisariat, ata deklaruan se i ishte komunikuar se mjetet do jenë të bllokuara për 30 ditë, vendim të cilin gjithashtu e cilësuan si të pakuptimtë.
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, e shoqëruar nga kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, deklaroi të dielën e kaluar ndalimin përkohësisht të qarkullimit të monopatinave elektrike në rrugë nëpërmjet një njoftimi në Facebook
© SYRI.net