Ktheu shtëpinë në bazë armësh dhe dyshohet se iu shiste grupeve kriminale, mbërrin në gjykatë 38-vjeçari

Ktheu shtëpinë në bazë armësh dhe dyshohet se iu shiste grupeve kriminale, mbërrin në gjykatë 38-vjeçari

10:30, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Milasin Ramaj, i cili u vendos në pranga pasi kishte kthyer banesën e tij lagjen “ Kastriot” në bazë armësh, ka mbërritur në gjykatë.

38-vjeçari shihet teksa hyn në ambientet e gjykatës i shoqëruar nga forca të shumta policie.

Ai u arrestua gjatë një operacioni, pas informimit nga një emision investigativ se një shtetas posedonte pa leje një armë zjarri.

Blutë lokalizuan 38-vjeçarin teksa lëvizte me automjet ku gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua 1 pistoletë që e posedonte pa leje, si edhe një shumë parash prej 3.500 euro.

Në vijim të hetimeve u zbulua një banesë në lagjen “ Kastriot” të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh që dyshohet se ia shiste grupeve kriminale.

Nga kontrolli në këtë ambient u gjetën dhe sekuatruan 10 armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pistoletë automatike, 2 silenciatorë, 9 karikatorë automatiku, 3 karikatorë pushke, 2 krehra pistoletë, dhe sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.

Milasin Ramaj do të dalë sot para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtare Klodiana Kryeziu dhe Prokurore Elona Gixhari, ndërsa në koordinim me Prokurorinë e Fierit, po vijojnë hetimet për të identifikuar shtetas të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco