Gjendet granatë në Kukës, rrethohet zona/ Pritet çaktivizimi

Gjendet granatë në Kukës, rrethohet zona/ Pritet çaktivizimi

09:06, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rreth orës 06:35 të mëngjesit të sotëm, në Rrugën e Turizmit në Kukës, është konstatuar një granatë ofensive. Menjëherë pas konstatimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke rrethuar vendngjarjen dhe duke bllokuar qarkullimin e qytetarëve përreth zonës, për arsye sigurie.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti të pazakontë. Ende nuk dihen autorët apo motivet e mundshme të vendosjes së granatës.

Ndërkohë, forcat xheniere janë nisur nga Tirana dhe pritet të mbërrijnë në Kukës për të kryer ç’aktivizimin dhe largimin e sigurt të mjetit shpërthyes.

Policia i bën thirrje qytetarëve të shmangin zonën derisa të përfundojnë procedurat e sigurisë. Më shumë informacion pritet të bëhet i ditur në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco