Aksident në Tiranë, motori përplaset me biçikletën, dy persona mbeten të lënduar

Aksident në Tiranë, motori përplaset me biçikletën, dy persona mbeten të lënduar

08:41, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në një nga akset e kryeqytetit, konkretisht pranë Universitetit Europian të Tiranës ku janë përfshirë një motocikletë dhe një biçikletë.

Sipas të dhënave paraprake, nga përplasja janë lënduar dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore dhe ambulanca.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco